Shkup – Gjashtë persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë kontrolleve policore.
Siç raporton Tetovasot, policia ka sekuestruar marihuanë, metadon, një substancë të bardhë dhe një thikë.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse.