Një ekip mobil nga Departamenti i Operacioneve ka sekuestruar flakonë me solucion medicinal „Xgeva“, i cili përdoret për sëmundje malinje. Barnat janë tentuar të kontrabandohen nga një shofer autobusi, shtetas i Kosovës, i cili i kishte fshehur në kutinë e ndihmës së parë.
Bëhet fjalë për një bar, importi i të cilit është rreptësisht i rregulluar dhe kërkon leje nga institucionet kompetente, ndërsa transporti i tij duhet të bëhet në përputhje me standardet e përcaktuara rreptësisht.
Rasti është zbuluar në hyrje të vendit, në pikën kufitare Bogorodicë ku gjatë kontrollit të autobusit, në kutinë e ndihmës së parë janë zbuluar gjithsej 29 flakonë me vlerë prej 336 mijë denarësh, 29 kuti të vogla dhe 30 etiketa vetëngjitëse, të paketuara në një qese të zezë najloni.
Nga Departamenti i Hetimeve është ngritur kallëzim penal kundër personit në fjalë për veprën penale „kontrabandë“, e dënueshme sipas Kodit Penal.
Gjatë këtij viti, ekipet mobile dhe zyrtarët doganorë në pikat kufitare kanë sekuestruar mbi 30 mijë copë barna, duke dëshmuar qartë rolin e tyre në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume