Greqia mbështet fuqishëm shtetin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo u konfirmua në takimin ndërmjet ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, dhe ambasadorit të ri të Greqisë, Joanis Malukos, ku u theksua rëndësia e perspektivës evropiane dhe thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Gjatë takimit, pala greke shprehu gatishmëri për të ofruar mbështetje pa rezerva për reformat në sistemin e drejtësisë, përmes shkëmbimit të përvojave, ofrimit të ekspertizës dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente.
Ministri Shasivari shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Greqisë, duke theksuar se reformat në drejtësi, forcimi i sundimit të ligjit dhe përafrimi me standardet evropiane mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë.
Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen konkrete të proceseve reformuese, të cilat janë thelbësore për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume