Qindra banorë të Tetovës janë zgjuar me xhillogari bankare të bllokuara për shkak të vonesave për pagesën e tatimit në pronë dhe taksës për firmat.

“Që nga dita e djeshme, një numër i madh i banorëve të Tetovës, i janë drejtuar kësaj zyre të tatimeve. Shkak për këtë ka qenë bllokimi masiv i xhirollogarive bankare si pasojë e mos pagesës së tatimit në pronë, siç i paralajmëroi komuna e Tetovës muaj më parë”

Nga komuna e Tetovës thonë se llogaritë janë bllokuar për të gjithë ata persona fizik dhe juridik që nuk kanë shlyer obligimet deri në vitin 2025. Sipas Nuredin Dearit nga sektori i financave rreth 300 milion denarë është borxhi i qytetarëve ndaj komunës dhe me këtë veprim rreth 150 milion denarë janë dërguar në përmbarues.

“Pas thirrjeve dhe dorëzimit të vendimeve për mbarim, tash ka filluar edhe realizimi, efekti është i kënaqshëm. Bllokimet janë bërë për kompani, kompani të cilat nuk kanë paguar taksat për firmë dhe personat fizikë të cilat nuk kanë paguar tatimin në pronë për deri në vitin 2025. Buxheti total është mbi 300 milionë denarë mbas të gjitha obligimeve të cilat i kanë kompanitë me personat qytetare, personat fizikë. Por në procedurë, në procedurë janë tani diku 150 milionë denarë”, tha Nuredin Deari drejtues i sektorit të financave në komunën e Tetovës.

Shumica e qytetarëve që takuam tek zyra e tatimeve, nuk deshën të flasin ndërsa njëri nga ta nuk e dinte arsyet se bllokimit të llogarive.

“Jam I bllokuar por nuk e dijë nga kush dhe pse”, u shpreh një banor.

Komuna e Tetovës muaj më parë paralajmëroi të gjitha kompanitë dhe qytetarët që nuk kanë paguar tatimet e pronës dhe taksat e firmave që të shlyejnë të njëjtën, pasi në të kundërtën, do të pasoj procesimi i lëndëve tek noterët. Borxhi i përgjithshëm i kompanive dhe qytetarëve që kanë ndaj komunës së Tetovës arrin rreth 300 milion denarë.