Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve gjatë një udhëtimi me makinë drejt Budvës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Në bisedën me një student protestues, Rama mbrojti reagimin e Policisë gjatë përplasjeve, kundërshtoi akuzat për dhunë policore dhe u bëri thirrje studentëve të zgjedhin dialogun.

“Policia u qëllua me gurë, me zjarr, me saçme e vida primitive”, deklaroi Rama, duke argumentuar se efektivët reaguan me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, mjete që, sipas tij, përdoren nga policia në vendet demokratike.

Kryeministri theksoi se numri i policëve të plagosur ishte më shumë se dyfishi i protestuesve dhe e cilësoi “djallëzor” çdo pretendim që, sipas tij, paraqet studentët vetëm si të dhunuar dhe policinë si dhunuese.

Rama u ndal edhe te komunikimi me studentët, duke thënë se për katër muaj i kishte dëgjuar më shumë se kushdo tjetër, por se, sipas tij, në vend të argumenteve kishte hasur kërcënime online dhe offline.

“Arrogancë nuk është të thuash që nuk kam dëgjuar argumente, por kërcënime online dhe offline”, u shpreh kryeministri, duke kundërshtuar kritikat për mënyrën se si është përballur me protestuesit.

Gjatë bisedës, Rama iu drejtua studentit duke i kërkuar të mos marrë rolin e prokurorit dhe të paraqesë argumente në vend të asaj që ai e cilësoi propagandë.

Situatë e tensionuar në protestë, efektivët Shqiponja mbërrijnë në Bulevard pas hedhjes së molotovëve
“Ju jeni student dhe jo prokuror. Dua të më jepni 420 mijë argumente, por jo duke propaganduar”, tha Rama.

Sa i përket çështjeve që lidhen me drejtësinë, kryeministri deklaroi se nuk synon të mbrojë askënd nga përgjegjësia ligjore, ndërsa pranoi se gjatë 13 viteve të qeverisjes mund të ketë pasur edhe zgjedhje të gabuara në emërimet ministrore.

“Unë nuk mbroj askënd nga drejtësia, por ne mbrojtëm drejtësinë nga njëanshmëria”, u shpreh ai, duke shtuar se përgjegjësia e tij politike është të garantojë që askush nga radhët e tij të mos bëhet avokat i personave që përballen me drejtësinë.

Në përfundim, Rama iu drejtua studentëve me një thirrje për të shmangur përshkallëzimin e protestave dhe për të mbajtur të hapur komunikimin me qeverinë.

“Mos kini frikë nga dialogu. Ikni nga rruga e dhunës”, deklaroi kryeministri, duke theksuar se dialogu duhet të jetë i mundur edhe me dikë që protestuesit e konsiderojnë kundërshtar.

Edi Rama: Policia u qëllua me gurë, me zjarr e lloj-lloj saçmesh e vidash primitive, e reagoi me gaz lotsjellës, ujë e shkop gome — mjete policie në çdo vend demokratik. E kur policët e plagosur janë më shumë se dyfishi i protestuesve, çdo pretendim për dhunë nga studentët bëhet djallëzor.

Kam bërë dhe publikuar një reflektim të tërë pasi i kam ndjekur, dëgjuar e analizuar — flas për ato të qershorit — madje sot, ndër të tjera rezultate të atij reflektimi, ka dhe një dritare që lindi: Flamingo Mirror, ajo që lindi si reflektim ndaj “Flamingos”. Për 4 muaj i kam dëgjuar më shumë se kushdo. Arrogancë nuk është të thuash që nen dritare nuk kam dëgjuar argumente, por kërcënime online dhe offline, me ndihmën e atyre që nuk duan ta shohin Shqipërinë më lart.

Ju jeni prokuror? Duhet të jeni student dhe jo t’i ktheheni keq një profesori që ju ka mësuar, jo t’i ktheheni duke rreshtuar emra si një profesor që ju ka mësuar mbrapsht. Dua të më jepni 420.000 argumente, por jo duke propaganduar.

Dokumenti që kurorëzoi atë protestë studentore që mori qeveria… unë nuk mbroj askënd nga drejtësia, por ne mbrojtëm drejtësinë nga njëanshmëria.

Si mund të çjerrësh në gojë një njeri që tani ka jetën e tij? Nuk paguante kapuçin e tij për të dhunuar policët. Kjo është përvoja e Instagram-it e TikTok-ut tuaj nga programet e korruptuara të mendjes, ku policia është dhunuesja dhe studentët të dhunuar.

Ju keni të drejtën tuaj të jeni mosbesues, e ndër dhjetëra ministra në 13 vjet me siguri ka dhe zgjedhje të gabuara. Përgjegjësia ime politike është të garantoj që as unë dhe as nga radhët e mia të mos bëhen avokatët e askujt që vihet përballë drejtësisë.

Mos ki frikë nga dialogu. Ik nga rruga e dhunës e bëj dialog me dikë që beson se është i keq.