Një ekip i Ndihmës së Shpejtë në Shkup ka ndihmuar në lindjen e një foshnjeje brenda autoambulancës, gjatë një transporti urgjent. Falë reagimit të shpejtë, foshnja erdhi në jetë para se të mbërrinin në destinacion.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Shëndetit në Shkup, e cila ka përgëzuar mjekët dhe infermierët për humanizmin dhe profesionalizmin e treguar.

Në fund, nënës dhe vogëlushes u kanë uruar shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe të lumtur.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume