Protestuesit hedhin kapsollë dhe gurë drejt policisë, u përgjigjet me ujë, efektivët bëjnë thirrje me megafon: Largoni fëmijët nga rruga
Protestuesit janë vendosur aktualisht para Kryeministrisë, ku kanë hedhur kapsollë dhe gurë në drejtim të policisë. Ndërkohë efektivët u janë kundërpërgjigjur me ujë.
Nga ana tjetër, përmes megafonit, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve.
“Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë.