Një aksion i koordinuar i policisë në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë ka përfunduar me arrestimin e dy personave, pasi gjatë kontrollit është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Sipas njoftimit të MPB-së, më 23 tetor 2026, pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, përkatësisht të Njësisë së Policisë Kriminalistike dhe ekipit mobil „Task Force“, në bashkëpunim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Hyrave Publike, realizuan kontroll aksionar në një lokal në Qendrën Tregtare të Tetovës.
Gjatë kontrollit, para lokalit është ndaluar M.R. (48) nga Tetova, tek i cili është gjetur një sasi e substancës së bardhë pluhur, pas së cilës ai është privuar nga liria.
Ndërkohë, brenda lokalit, te pronari J.T. (54) nga fshati Trebosh janë gjetur 15 paketime me substancë të bardhë pluhur, për çka edhe ai është arrestuar.
Të dy personat janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume