Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë goditi Siçilinë në Itali, duke u ndjerë nga Palermo në Katania dhe deri në Ishujt Eolianë.

Lëkundja më e fortë u regjistrua në orën 12:19, me epiqendër në Detin Tirren jugor, në veriperëndim të Ishujve Eolianë, pranë ishullit Alicudi.

Pas tërmetit kryesor, në të njëjtën zonë u regjistruan edhe tre lëkundje të tjera, përfshirë një tërmet me magnitudë 4.0 në orën 12:24 dhe një tjetër me magnitudë 4.3. Gjithashtu, një lëkundje me magnitudë 3.6 ishte regjistruar gjatë natës, në orën 01:56.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tërmeti më i fortë u ndje qartë në Palermo, ku qytetarët dolën në rrugë, përfshirë punonjësit në selinë e Departamentit Rajonal të Çështjeve Familjare.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Trapani, ku pas tërmetit të orës 12:19 u evakuua gjykata. Deri më tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume