Prania e votuesve nga Kosova në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka shkaktuar “bllokadë” në njē qendër votimi në Rashkë.

Sipas mediumit KoSSev, vëzhguesit kanë konfirmuar se aty janë krijuar radhë të gjata. Po ashtu, raportohet se dy gra kanë humbur ndjenjat derisa kanë hyrë për të votuar.

Sipas informacioneve jozyrtare të KoSSev, fluksi i madh i votuesve dhe kapacitetet e kufizuara të vendvotimeve për t’i pranuar të gjithë qytetarët kanë shkaktuar pritje të gjata, ndërsa ka pasur edhe shtyrje mes votuesve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume