“Kurrë më tiranë në vendin tonë”: Mesazhi i parë i kandidatit kryesor të Listës Studentore pas zgjedhjeve
“Kurrë më tiranë në vendin tonë”, ka qenë mesazhi i parë i Ilija Srdanoviqit, kandidatit të parë të Listës Studentore, pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Deklarata e tij ka ardhur në atmosferën festive që ka përfshirë shtabin zgjedhor të studentëve, pas publikimit të projeksioneve për fitoren e tyre ndaj Aleksandar Vuçiqit.
Në selinë e Listës Studentore, kandidatët dhe mbështetësit kanë festuar me muzikë, ndërsa nuk kanë munguar as lotët e gëzimit, sipas REL në gjuhën serbe.
Festimet kanë shpërthyer pasi projeksionet e para të Ipsos dhe CeSID treguan se Lista Studentore kishte fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare.
Sipas këtyre projeksioneve, studentët kanë siguruar 52 për qind të votave, kundrejt 39,3 për qind të listës së Vuçiqit.
Kjo përkthehet në 138 mandate parlamentare për Listën Studentore, duke e kaluar pragun prej 126 deputetësh të nevojshëm për shumicën absolute.
Ndërkohë, vetë Vuçiq e ka pranuar humbjen zgjedhore.
“Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, ka deklaruar presidenti serb.