Lista e Koalicionit Shqiptar e udhëhequr nga Shaip Kamberi siguroi gjithsej 144 vota në komunat e rajonit të Sanxhakut, ku si pjesë e saj garoi edhe aktivistja e mirënjohur Amina Nuraj , kryetare e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri (Novi Pazar), përcjell INA.

Me përfshirjen e Nurajt në listë, Koalicioni Shqiptar shtriu për herë të parë përfaqësimin e tij drejtpërdrejt në territorin e Sanxhakut, i cili përbëhet nga komunat Novi Pazar (Pazari i Ri), Tutin, Sjenicë, Prijepolje, Priboj dhe Nova Varosh. Pavarësisht se kjo zonë dominohet nga subjektet politike boshnjake, grumbullimi i 144 votave në këto komuna shënoi një precedent të rëndësishëm bashkëpunimi politik dhe elektorale mes shqiptarëve të Sanxhakut dhe atyre të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume