Nesër, më 27 tetor, në zonën qendrore të Shkupit do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të vizitës zyrtare të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për rregullimin e trafikut gjatë vizitës së delegacionit kosovar në Maqedoninë e Veriut.

MPB-ja u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume