Momenti kur Erjon Vishkulli qëllohet me plumb gome në sy, ulërimat dhe rrëzimi i 28-vjeçarit (VIDEO)
Më 24 tetor 2026 kryeqyteti shqiptar u përfshi për më shumë se gjashtë orë nga protestat e dhunshme në përplasjen mes studentëve dhe policisë.
Gjatë tubimit, 28-vjeçari Erjon Vishkulli mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë dhe dyshimet janë që një officer policie e qëlloi direkt me plumb gome. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet, teksa djali nga Elbasani u dërgua në një klinikë në Romë për një operacion më të specializuar, ndërsa ende nuk dihet nëse do të mund të shohë më nga syri i majtë.
Gjithashtu janë publikuar edhe pamjet e momentit që dyshohet se Vishkulli u plagos. Ai ndodhej pranë Bankës së Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej”, në momentin që protestuesit po sulmonin me fishekzjarre selinë e Partisë Socialiste.
Në rrëfimin e tij, Erjon Vishkulli tha se ishte pa maskë apo syze mbrojtëse dhe i kishte afro 30 metra larg policët, duke qenë përballë tyre kur u qëllua.
Pas goditjes ai bën disa metra pas, rrëzohet dhe nis klithmat pas dhimbjes së madhe që ndjen.