Qytetarët alarmojnë për një situatë të rrezikshme në një kalim hekurudhor në lagjen Maxhari të Shkupit, ku, sipas dëshmitarëve, një tren ka kaluar pa u ulur barriera mbrojtëse dhe pa sinjalizim të përshtatshëm me drita.
“Katastrofë në Maxhari – as semafor, as barrierë e ulur, ndërsa treni kalon!”, reagojnë qytetarët.
Ata paralajmërojnë se kjo gjendje rrezikon seriozisht jetën e shoferëve dhe këmbësorëve, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Deri më tani, nuk ka një sqarim zyrtar se përse barriera nuk ishte ulur gjatë kalimit të trenit.