Të paktën 30 persona kanë humbur jetën, sipas një zyrtari lokal, pasi një tren spanjoll me shpejtësi të lartë u përplas me një tren tjetër në jug të kryeqytetit Madrid.
Më shumë se 500 pasagjerë ndodheshin në trenat e përfshirë në aksident, bën të ditur zëdhënësi i qeverisë rajonale.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaron se është i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Transportit.
Operatori hekurudhor “Adif” njofton se incidenti ndodhi mes një treni të kompanisë “Renfe” dhe një treni tjetër të kompanisë “Iryo”, e cila operon në linjën Madrid-Sevilje.
BBC-i bën me dije se numri i të vdekurve nga kjo tragjedi ka kaluar shifrën 30-të.