Sot, Tetovasot hedh një tjetër hap përpara.

Me ardhjen e Muhamed Zeqirit në ekipin tonë, forcojmë edhe më shumë redaksinë, me synimin që t’u sjellim lexuesve informacion më të shpejtë, më të saktë dhe më profesional.

Do të jemi edhe më të pranishëm në terren, me më shumë lajme ekskluzive, analiza të thelluara, raportime të drejtpërdrejta dhe trajtim serioz të zhvillimeve politike e shoqërore. Njëkohësisht, studioja e Tetovasot do të sjellë debate, intervista dhe analiza me personalitete të jetës publike, duke krijuar një hapësirë ku argumenti dhe informimi i besueshëm do të jenë në qendër.

Po ndërtojmë një staf edhe më të fortë, ku përvoja, profesionalizmi dhe energjia e re bashkohen për një qëllim të vetëm, qe t’i shërbejmë publikut me gazetari cilësore, të pavarur dhe sa më pranë qytetarëve.

Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për Tetovasot. Faleminderit për besimin që na jepni çdo ditë. Më e mira është përpara!

Urim Saliu- Kryeredaktor i portalit TetovaSot dhe TS.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume