Më 28.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, policia ka privuar nga liria M.F. (24) dhe A.A. (65), të dy nga Shkupi.
Gjatë kontrollit ndaj tyre janë gjetur dhe konfiskuar lëndë kokërrzore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse, raporton Tetovasot.