Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me iniciale D.R., për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”.

Sipas njoftimit të policisë, kumanovari ka kryer në mënyrë të vazhdueshme veprime seksuale ndaj viktimës që nuk ka mbushur 15 vjeç gjatë një periudhe 8-mujore, nga shkurti deri në tetor të këtij viti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume