Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, theksoi se e mbështet hapjen e minierës së antimonit në fshatin Lluke, Kriva Pallankë, duke theksuar se të njëjtin qëndrim e ka edhe kryetari i komunës nga radhët e LSDM-së.

“Sa i përket minierës së antimonit në Kriva Pallankë, në lokalitetin Lluke, po, jam për, njësoj siç është edhe kryetari juaj i komunës, krejtësisht njësoj. Kryetari është një nga të paktët kryetarë komunash të LSDM-së që i ka aktualisht. Por edhe ai duket se ka një qëndrim ndryshe nga kjo udhëheqje e partisë dhe nga ju personalisht, dhe ai u rreshtua në mbështetje të asaj miniere të antimonit në lokalitetin Lluke në Kërstov Doll të rajonit të Pallankës. Po jam, ja më konkretisht se kaq nuk mund t’ju përgjigjem”, tha ai.

Lidhur me minierën Kazandoll, Mickoski theksoi se kontesti i arbitrazhit ka rrjedhur nga vendimet e qeverisë së mëparshme për prishjen e kontratës, por siç theksoi ai, Qeveria aktuale e ka fituar kontestin, ndërsa kompania ukrainase që e ka nisur arbitrazhin duhet t’i mbulojë shpenzimet e procedurës, pa pasoja financiare për shtetin.

Vazhdojmë më tej, për Kazandollin. Për Kazandollin u zhvillua një proces arbitrazhi, i cili ishte rezultat i politikave të qeverisë suaj, e cila e prishi atë marrëveshje. Në procesin e arbitrazhit, të cilin e trashëguam, patëm dëshmi nga njerëz që thoshin se qeveria e mëparshme, të paktën kështu pohonin ata, nuk e di nëse kjo është e vërtetë, kishte qenë e gatshme të arrinte një marrëveshje për një shumë të caktuar parash. Përmendeshin shifra nga 20 deri në 30 milionë dollarë, që ta humbiste çështjen në arbitrazh dhe më pas, natyrisht, individë të caktuar të merrnin një shpërblim të caktuar. Por, si përfundoi ai proces arbitrazhi? Ai proces arbitrazhi përfundoi me fitoren e Qeverisë së Maqedonisë, madje pala kundërshtare në këtë çështje, kompania ukrainase që ishte koncesionare dhe që e nisi arbitrazhin, duhet t’i paguajë shpenzimet që lidhen me procesin e arbitrazhit. Shteti nuk do të paguajë asgjë. Kështu punon kjo qeveri, me nikoqirllëk dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve, ishte decid Mickoski dhe shtoi:

“Tani vijmë te Shtuka dhe Ilovica. Projekti është nisur nga një qeveri e udhëhequr nga Vllado Buçkovski i LSDM-së, dhe që prej asaj kohe ka filluar ky projekt. Vijmë përsëri te qeveria pasuese, ajo e LSDM-së dhe BDI-së, kur në një mbledhje të qeverisë, Ministria e atëhershme e Ekonomisë merr vendim për bashkimin e dy zonave koncesionare që ndodhen në hapësirën midis Shtukës dhe Ilovicës. Më pas disa nga qeveria juaj e atëhershme sillen sikur nuk kanë qenë të pranishëm në atë mbledhje qeveritare, sikur nuk janë nga këtu, nuk dinë ku ndodhen dhe thonë se nuk e dinë se si ka ardhur kjo çështje, ndërsa kanë votuar për të, ka stenograme, dhe vetëm një javë më pas marrin vendim për anulimin e vendimit paraprak me të cilin bashkoheshin dy zonat koncesionare. Më pas po këta koncesionarë nisin proces gjyqësor para Gjykatës Administrative, përkatësisht tani ne marrim një vendim nga Gjykata e Lartë Administrative, e cila thotë se e anulon vendimin tuaj të dytë, respektivisht vendimin me të cilin anulohej vendimi i parë për bashkimin e zonave koncesionare, dhe e rikthen në fuqi vendimin me të cilin bashkohen zonat koncesionare. Që këto zona të bashkohen nevojitet një aneks i kontratës, ndërsa aneksi i kontratës nuk është i rregulluar me ligj.

Mickoski porositi se Qeveria nuk do të ndërmarrë veprime që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve, duke akuzuar pushtetin e mëparshëm se ka marrë vendime në dëm të interesave shtetërore.

“Dhe kjo qeveri, mbajeni mend, nuk do të bëjë kurrë asgjë që është kundër qytetarëve. Unë nuk po e shes vendin, unë vetëm po e rikthej atë që ju e shitët. Emrin, territorin për plantacione të marihuanës, propozimet franceze, hoqëm dorë nga identiteti maqedonas, këtë po e rikthej unë”, përfundoi kryeministri Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume