Studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit-Kumanovë të Universitetit të Tetovës, nën udhëheqjen e Mr. Sc. Andi Beqiri dhe Mr. Sc. Ilir Bislimi, më 28 tetor 2026, morën pjesë në ceremoninë e promovimit të aplikacionit të ri mobil “m.Uslugi”, të organizuar nga Ministria e Transformimit Digjital e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti u mbajt në ambientet e Filarmonisë në Shkup, ku u prezantuan funksionalitetet dhe përparësitë e këtij aplikacioni, i cili synon të lehtësojë qasjen e qytetarëve në shërbimet elektronike publike dhe në dokumentet digjitale.
Pjesëmarrja e studentëve në këtë aktivitet ishte një mundësi për t’u njohur me zhvillimet në fushën e transformimit digjital dhe me iniciativat që synojnë modernizimin e shërbimeve publike.