Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve, u ndal te pritshmëritë nga Samiti i fundit i Procesit të Berlinit, i cili u mbajt në Mal i të Zi.
Ajo që ndodhte në Samitin në Mal të Zi është vazhdimësi e asaj që diskutuam në Samitin në Londër. Praktikisht, kancelari Merc paralajmëroi se çfarë pret nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe cila është strategjia e përgjithshme e vetë Procesit të Berlinit, si dhe strategjia e Bashkimit Evropian sa i përket zgjerimit.
Në Londër, ai tha se në Ballkan ka shumë probleme. ‘Unë jam avokat, do të hartoj një marrëveshje dhe të gjithë ne duhet të ulemi e ta nënshkruajmë atë, në mënyrë që të mund të ecim përpara pa probleme. Ne në BE nuk duam një rajon që do të na sjellë probleme brenda. Dhe ky ishte mesazhi kryesor që u përcoll që në Samitin në Londër dhe që më pas mbizotëroi edhe në Samitin në Mal të Zi”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri theksoi se Evropa po përballet me sfida të shumta, të ndërlidhura me zhvillimet e deritanishme, ato aktuale dhe ato që pritet të ndodhin në të ardhmen. Ai rikujtoi pasojat që shkaktoi referendumi në Islandë, zgjedhjet rajonale në Gjermani, si dhe ndikimin e zhvillimeve globale, të cilat kulminuan me protesta në shumë vende evropiane.
E gjithë kjo shkakton shqetësime të brendshme brenda vetë BE-së. Më pas, kemi luftën në Ukrainë, e cila përbën një sfidë më vete, dimrin që po afron dhe nevojën për energjencë, gjatë kësaj periudhe, para së gjithash, këtu mendoj për gazin dhe energjencët e tjerë dhe normalisht tregun financiar, i cili krijon një shkallë të caktuar pasigurie në botë, sepse shumë vende janë të përqendruara te problemet e brendshme dhe po e rrisin deficitin buxhetor. Në botë kemi shumë shtete të fuqishme, deficiti buxhetor i të cilave nuk është brenda kufirit prej 3-3.5 %, por është dukshëm më i lartë. Ky deficit buxhetor duhet të mbulohet përmes huamarrjes në tregun e brendshëm ose në atë të jashtëm. E gjithë kjo krijon një lloj presioni mbi elitat politike të këtyre shteteve. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në krijimin e një atmosfere të ndryshme nga ajo që mbizotëronte para disa vitesh – shpjegoi Mickoski.
Sipas tij, është krijuar një atmosferë e tillë që të krijon përshtypjen se po jetojmë në një Luftë të Tretë Botërore të heshtur, ndërsa kësaj situate i shtohen edhe sfidat politike brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërmjet tyre.
Në këtë moment mbizotëron përshtypja se të gjithë janë të përqendruar, në një mënyrë apo tjetër, te sfidat e brendshme, veçanërisht këtë dimër. Në formë të mirësjelljes, gjithmonë do të përcjellin mesazhe në mbështetje të zgjerimit, por thelbi është se vendet evropiane, ngadalë por sigurt, po përqendrohen te sfidat e tyre të brendshme”, tha Kryeministri dhe shtoi: “Kroacia ka tetë kushte të veta që kanë të bëjnë me Malin e Zi, përkatësisht, mbyllja e të paktën dy kapitujve kushtëzohet me përmbushjen e këtyre tetë kushteve shtesë. Një pjesë e këtyre kushteve nuk paraqesin ndonjë sfidë të madhe për qeverinë malazeze, ndërsa disa të tjera përbëjnë sfidë, pasi kanë të bëjnë me përcaktimin dhe rregullimin e kufirit detar. Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, pavarësisht se tashmë është hartuar propozim-marrëveshja e anëtarësimit dhe se pritej që deri në fund të vitit të mbylleshin kapitujt negociues, mendoj se nuk do të ecë aq lehtë sa është parashikuar. Mesazhi kryesor i përcjellur nga kancelari Merc dhe Benxhamin Hadat, i cili është anëtar i qeverisë së Francës dhe i dërguar personal i Presidentit Makron, ishte se çështjet dypalëshe po e rëndojnë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sipas tyre, nga kjo barrë duhet të çlirohemi gradualisht, por me vendosmëri, ndërsa përparimi duhet të vlerësohet në bazë të meritave”.
Ai theksoi se shpresa ekziston dhe se vendet e mëdha kanë dërguar mesazhe në mbështetje të zgjerimit, por megjithatë vazhdojnë të ekzistojnë sfida serioze, të cilat kanë përparësi më të madhe sesa vetë procesi i zgjerimit.