Më 29.10.2026, në orën 20:15, në Veles, nëpunës policorë të Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria S.S. (49) nga Velesi. Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“, me targa të Velesit, të cilin e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një substancë kokërrzore e bardhë..
Më pas, me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar substancë kokërrzore dhe pluhurore të bardhë, peshore digjitale, para dhe sende të tjera.
S.S. është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar.


