“Mbajeni linjën të lirë për ata që kanë më së shumti nevojë” është mesazhi i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), e cila u bëri thirrje qytetarëve që numrin e emergjencës 112 ta përdorin me përgjegjësi dhe vetëm në situata kur, siç thonë, ekziston rrezik i drejtpërdrejtë dhe nevojitet ndërhyrje urgjente.
“Në periudhën e kaluar kemi regjistruar një numër të madh thirrjesh që kanë të bëjnë me probleme të përditshme, mosmarrëveshje ndërpersonale, kërkesa për informacione, çështje administrative dhe situata të tjera në të cilat nuk ekziston rrezik i drejtpërdrejtë dhe nuk nevojitet reagim urgjent i shërbimeve kompetente”, njoftojnë nga QMK-ja.