Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të Sali Berishës.

Refuzimi i të rinjve për të pranuar në protestë militantët dhe deputetët e PD-së ka nxitur reagimin e deputetit Flamur Noka, i cili ia ka atribuuar thirrjet kundër Berishës mbështetësve të Arlind Qorit.

Protestuesit e maskuar sulmojnë policinë me gurë, u vënë flakën koshave të mbeturinave
24 tetor
Pavarësisht kordonit të krijuar nga protestuesit dhe thirrjeve “Berisha në burg”, Noka ka insistuar se Partia Demokratike nuk do të largohet nga sheshi.

“Po ruajmë gjakftohtësinë, ne kemi dalë kundër Ramës, ata kanë dalë kundër opozitës. Këtu PD-në nuk e shkul dot askush nga sheshi, ata qoristat do ta marrin përgjigjen një për një”, ka deklaruar Noka.

Ndërkohë, protesta është shoqëruar edhe me incidente të tjera. Disa protestues të maskuar janë radhitur përballë policëve pranë Ministrisë së Arsimit dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre me llastiqe.

Pranë tyre janë parë edhe tre kosha të mbeturinave duke u djegur