Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë natës në autostradën “Miqësia”, pranë fshatit Trubarevë të Shkupit, ku dy persona kanë mbetur me lëndime të rënda trupore.

Sipas MPB-së, aksidenti është raportuar më 31 tetor, rreth orës 01:10. Një Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga 33-vjeçari N.M. nga fshati Batincë, ka humbur kontrollin, ka dalë nga autostrada dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie familjare.

Nga përplasja janë lënduar rëndë drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtari i tij 39-vjeçar, D.G. nga Shkupi. Të dy janë dërguar në Qendrën Emergjente të Klinikave “Nënë Tereza”, ku u janë konstatuar lëndimet.

Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë ekipi i SPB-së Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume