Kryetari i Komunës së Haraçinës nga radhët e VLEN-it, Daut Beqiri, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Maksim Dimitrievskit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e akuzuar atë për nxitje të tensioneve ndëretnike për interesa partiake.

Beqiri thekson se Kushtetuta dhe ligjet duhet të respektohen nga të gjithë dhe se ato nuk mund të përdoren për të promovuar supremaci etnike.

“Nëse nuk je i gatshëm të respektosh Kushtetutën dhe ligjet e shtetit, askush nuk të detyron të qëndrosh në Qeveri! Koha e shovinizmit, e etnonacionalizmit dhe politikës përjashtuese ka kaluar”, ka deklaruar Beqiri.
Ai e ka sfiduar Dimitrievskin që, nëse e pengon avancimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, të largohet nga Qeveria dhe të mos i shfrytëzojë çështjet etnike për të shpëtuar rejtingun politik të partisë së tij, ZNAM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume