VMRO-DPMNE po i kushton vëmendje të veçantë procesit zgjedhor në Komunën e Bërvenicës, ku sot po zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës.

Sipas gazetarit të TetovaSot, Nevrij Ademi, kjo parti është e interesuar ta fitojë sërish Bërvenicën, komunë të cilën e ka udhëhequr edhe më parë.

Në disa fshatra të komunës janë angazhuar vëzhgues të VMRO-DPMNE-së, ndërsa gjatë ditës në terren janë parë edhe funksionarë të lartë të kësaj partie, të cilët po e përcjellin nga afër procesin e votimit.

Në garën e sotme për kryetar të Bërvenicës përballen Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE dhe Arkin Jahiji nga koalicioni AKI.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume