Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë në Konferencën e Tretë të Komiteteve të VMRO-DPMNE-së në diasporë, e cila u mbajt në Solingen të Gjermanisë.

Mickoski, së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë, ka diskutuar me delegatët për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, rezultatet ekonomike, investimet infrastrukturore dhe sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht në kushtet e pasigurive globale energjetike dhe ekonomike.

Në një postim publik, kryeministri ka theksuar rëndësinë e diasporës si pjesë e pandashme e atdheut, duke e cilësuar atë jo vetëm si lidhje me të kaluarën dhe rrënjët, por edhe si partner të rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

Ai ka folur gjithashtu për mundësitë e përmirësimit të komunikimit me diasporën, nxitjen e investimeve të reja dhe krijimin e kushteve për kthimin e mërgimtarëve në vendlindje.

“Diaspora maqedonase është pjesë e Maqedonisë. Të ardhmen tonë të përbashkët e ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume