Ambasada e Japonisë, Kinoteka dhe Qendra e Kulturës në Manastir do ta shënojnë Ditën e Kulturës së
Japonisë (që festohet çdo vit më 3 nëntor) me edicionin e 19-të të Javës së Filmit Japonez dhe një
punëtori të origamit.
Më 4 nëntor, në ora 19:00 në Kinotekën e Shkupit, ambasadorja Kawahara do ta hapë zyrtarisht
edicionin e 19-të të Javës së Filmit Japonez, i cili do të ofrojë një përzgjedhje të larmishme të filmave
bashkëkohorë japonezë. Dy prej filmave do të shfaqen më 11 nëntor në Qendrën e Kulturës në
Manastir. Në të njëjtin vend, Ambasada do të organizojë edhe një punëtori të origamit, e udhëhequr
nga z. Yoshio Koyama, mësues i gjuhës japoneze.
Shënimi i Ditës së Kulturës do të vazhdojë në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” pranë
Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Më 13 nëntor, Fondacioni Japonez (Japan
Foundation), Budapest, do të organizojë një ligjëratë dhe punëtori mbi Sencha-n (çajin e gjelbër
japonez), të cilën do ta mbajë znj. Kurita Junko, specialiste e ceremonisë japoneze të çajit.
3 nëntori është Dita e Kulturës (Bunka no Hi), një festë kombëtare që shënohet çdo vit në Japoni për
të vlerësuar lirinë dhe paqen, si dhe për të promovuar kulturën, artin dhe shkencën. Në këtë ditë,
shumë muze në Japoni janë të hapur për publikun pa pagesë. Rreth kësaj date, në mbarë vendin
organizohen festivale të shumta që promovojnë artin dhe kulturën, ndërsa institucione publike dhe
private ndajnë çmime dhe mirënjohje të ndryshme.
Në Pallatin Perandorak në Tokio mbahet ceremonia e ndarjes së Urdhrit të Kulturës. Perandori ua
dorëzon këtë dekoratë personave që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushat e shkencës,
artit ose kulturës.

Kinoteka e Shkupit | 7:00 PM |
04.11 | Step | ステップ
05.11 | Masked Ward | 仮面病棟
06.11 | Almost a Miracle | 町田くんの世界
07.11 | Children of the Sea | 海獣の子供
09.11 | A Banana? At This Time of Night? | こんな夜更けにバナナかよ 愛しき実話
10.11 | Iwane: Sword of Serenity | 居眠り磐音
Qendra e Kulturës – Manastir | 11.11 |
15:00 | Children of the Sea | 海獣の子供
18:00 | Origami Workshop | 折り紙ワークショップ
20:00 | Step | ステップ

Fakulteti Filologjik “Bllazhe Koneski” – Shkup | 13.11 |
10:00 – 12:00 | Japanese Tea Sencha Lecture and Workshop

Participation for all events are free of charge. Reservation is required for the origami workshop at the
Center for Culture Bitola.

Thank you for sharing the information of the events.
Sincerely,
Embassy of Japan

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume