Një 68-vjeçar nga fshati Çegran është arrestuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Çegran, pasi kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e një dënimi me burg.
Sipas SPB Tetovë, bëhet fjalë për Z.S. (68), i cili ishte i dënuar për një vepër penale sipas nenit 284-a të Kodit Penal.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Korrektues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit. Tetovasot do të vijojë të raportojë për rastin.