Një 22-vjeçar nga Gërçeci i Shkupit është privuar nga liria në fshatin Zhilçë të Tetovës pasi u kap duke drejtuar automjetin, ndonëse kishte ndalim për drejtimin e mjeteve motorike.

Sipas policisë, bëhet fjalë për V.N. (22), i cili drejtonte një automjet transportues “Citroen” me targa të Shkupit.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. Tetovasot mëson se kontrolli është realizuar gjatë një aksioni rutinë të policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume