Aksident i rëndë në Shkup, tre persona përfundojnë me lëndime të rënda pas përplasjes së dy veturave
Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në Shkup, njofton Tetovasot duke u bazuar në informacionet e policisë.
Sipas SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 3 nëntor rreth orës 04:20 në kryqëzimin e rrugëve “Boris Trajkovski” dhe “1519”.
Në aksident janë përfshirë një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga fshati Koliçan i Sipërm dhe një automjet “Citroen”, i drejtuar nga 45-vjeçarja J.K.D. nga Shkupi.
Nga përplasja kanë pësuar lëndime të rënda të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe bashkudhëtarja 18-vjeçare A.D. nga Velesi.
Tetovasot mëson se ekipet policore kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa po vazhdon zbardhja e plotë e rastit.