Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë qëndruar në Komunën e Bogovinës, ku janë pritur nga kryetari i komunës, Feti Abazi, në kuadër të shënimit të njëvjetorit të marrjes së detyrës.
Gjatë takimit, së bashku me ministra, zëvendësministra dhe deputetë, u diskutua për punën e realizuar gjatë vitit të parë, investimet e përfunduara, projektet në zhvillim dhe planet për periudhën e ardhshme.
VLEN mbështet angazhimin e Komunës së Bogovinës për avancimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet, zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë, si dhe krijimin e kushteve për tërheqjen e investimeve të reja.
Bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror do të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore për realizimin e projekteve me rëndësi për komunën. Përmes koordinimit institucional synohet që projektet të ecin përpara dhe kërkesat e qytetarëve të marrin përgjigjen e merituar.
VLEN mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve zhvillimore në Bogovinë, me fokus në investime, infrastrukturë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjitha vendbanimet e komunës.