Mickoski për rastin e Alta Bankës: Shteti po e ndjek procesin, qytetarët të jenë të qetë, do të kompensohen deri në centin e fundit
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me rastin e Alta Bankës, deklaroi se “Rasti i Alta Bankës është një rast në Serbinë fqinje, ndërsa tek ne ky rast është importuar dhe nuk ka asgjë të ngjashme me atë që ndodhi me Eurostandard Bankën.
Eurostandard Bankën e falimentoi Qeveria e mëparshme e LSDM-së, pasi ish-ministrja e tyre e Financave, një ose dy ditë para falimentimit të bankës, tërhoqi nga ajo depozita në vlerë prej 250.000 eurosh. Dhe ky është fakt.