Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjeve gazetareske se si i komenton akuzat nga LSDM-ja opozitare se Qeveria e falsifikon borxhin publik, tha:

E lexova edhe atë komunikatë nga LSDM-ja opozitare. Prandaj është mirë që prokuroria publike të merret me këtë vepër penale, sabotazh, sepse kjo që e thonë nuk është vetëm politikë ditore. Kjo është shumë më e thellë se kaq dhe hyn në themelet e shtetit. Fat që nuk kanë kredibilitet te qytetarët, prandaj asaj që e thonë rrallëkush i beson, përveç në atë rreth në të cilin ata lëvizin. Kështu, ajo që e thonë has më shumë në refuzim sesa në miratim. Po a do të mundeni ju të dalloni, duke qenë pjesë e Bankës Botërore ose e Fondit Monetar Ndërkombëtar, performanca më të mira në ekonominë maqedonase dhe t’i niveloni vlerësimet tuaja për vitin 2026, nëse Qeveria falsifikon? Jo. Normalisht që jo. Ata në atë mënyrë e akuzojnë Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, jo Qeverinë. Prandaj them, kur dërgoni një mesazh të tillë, ai nuk është vetëm mesazh politik, por mesazh që godet drejtpërdrejt në themelet e shtetit. Do ta përsëris, është fat që nuk kanë kurrfarë kredibiliteti politik personat që dërgojnë një mesazh të tillë. Prandaj përsëri do t’u drejtohem qytetarëve, të jenë të qetë, e dimë saktësisht çfarë bëjmë dhe ku e udhëheqim shtetin, ndërsa rezultatet janë të njohura nga të gjithë partnerët tanë. Ja, edhe sot shkëlqesia e tij, ambasadori, e tha këtë, edhe të gjithë ata që vijnë këtu, edhe për përparimin që e bëjmë, edhe për rezultatet ekonomike që kjo Qeveri i bën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume