Sot u rihapën sërish dyert e Alta bankës në Manastir. Qytetarëve që nuk kanë karta pagese u lejohet të tërheqin nga sporteli deri në 20.000 denarë. Sipas njoftimit të djeshëm të Bankës Popullore, në sportel duhej të vinin vetëm ata që kishin marrë mesazh SMS në telefon.
Ndihma e shpejtë ka ndërhyrë disa herë pasi u bë keq njerëzve që prisnin në turmë. Në tekst thuhet se pranë bankomatit kishte siguri policore, ndërsa në hyrje të ekspoziturës qëndronte siguria e bankës.
Brenda lejoheshin vetëm klientët që kishin marrë mesazhe SMS, por erdhën edhe qytetarë që nuk kishin marrë mesazhe të tilla. Në mesazhe nuk ishte shënuar një orar i saktë për t’u paraqitur në sportel, por vetëm intervali kohor nga ora 8 deri në 12.