Eisenkot ka siguruar mbështetjen e gjashtë partive parlamentare: Yashar, me 21 deputetë; B’Yachad, me 12; Listës së Përbashkët arabe, me 11; Demokratëve, me 8; Ra’am, me 8; dhe Yisrael Beytenu, me 7 deputetë. Së bashku, këto forca kanë 67 vende në parlamentin me 120 anëtarë, gjashtë më shumë se shumica e nevojshme prej 61 deputetësh. Sipas Kushtetutës izraelite, kandidati që merr mandatin ka 28 ditë kohë për të formuar qeverinë…

Gadi Eisenkot, drejtuesi i partisë Yashar dhe kreu i opozitës, pritet të marrë nga presidenti Isaac Herzog mandatin për formimin e qeverisë së re izraelite. Gjashtë parti kanë rekomanduar kandidaturën e tij, duke i siguruar mbështetjen e 67 deputetëve nga 120 që ka parlamenti. Megjithatë, mbështetja për kandidaturën nuk do të thotë automatikisht se të gjitha këto parti do të hyjnë në qeverinë e ardhshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume