Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka përcaktuar disa ndryshime në përbërjen e delegacioneve parlamentare dhe komisioneve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke propozuar emërime të reja për disa deputetë.

Sipas propozimeve të miratuara, deputetja Rina Ajdari do të jetë pjesë e Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në vend të Sadulla Durakut.

Ndërkaq, Diana Toska propozohet të marrë drejtimin e Delegacionit të Kuvendit në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës Qendrore Evropiane, duke zëvendësuar Rina Ajdarin.

Ndryshime janë propozuar edhe në komisionet parlamentare. Diana Toska do të jetë anëtare e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në vend të Sadulla Durakut.

Në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, si anëtar propozohet deputeti Ilir Hasani, në vend të Rina Ajdarit. Ndërsa në Komisionin Juridiko-Ligjvënës, Rina Ajdari dhe Diana Toska do të ndërrojnë pozitat mes tyre, përkatësisht si anëtare dhe zëvendësanëtare.

Komisioni përcaktoi gjithashtu propozimin për ndryshimin e përbërjes së grupeve parlamentare për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera. Në këtë kuadër, Biljana Kuzmavska propozohet të zgjidhet në vend të Beti Stamenkovskës.

Propozimet e Komisionit pritet të shqyrtohen dhe të miratohen në procedurën e mëtejshme parlamentare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume