Kandidatja nga Kosta Rika, Rebeca Grynspan, kryeson garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, pas raundit të fundit të votimit informal në Këshillin e Sigurimit, të zhvilluar më 5 nëntor.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Grynspan mori 12 vota mbështetëse dhe 3 kundër, ndërsa në vendin e dytë u rendit kandidati argjentinas Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, me 9 vota mbështetëse dhe 4 kundër.

Ndërkohë, kandidati turk Feridun Hadi Sinirlioğlu mori vetëm 3 vota mbështetëse, 8 kundër dhe 4 pa qëndrim të shprehur. Votimi ishte informal dhe nuk përbën vendim përfundimtar. Përzgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm kërkon rekomandimin e Këshillit të Sigurimit dhe miratimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume