Turpi i radhës i VLEN-it dhe praktika me zero shqiptarë vazhdon në Akademinë Ushtarake. Pēr herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 nuk pranohet asnje kadet shqiptar.
Ky fakt ngre pikëpyetje serioze për rolin dhe ndikimin e VLEN-it në institucionet shtetërore ku përfaqësimi i shqiptarëve duhet të jetë jo vetëm parim deklarativ, por edhe realitet institucional.
Por përgjegjësia nuk mund të ndalet vetëm te VLEN-i. Qeveria duhet të kuptojë se mirëbesimi ndërmjet partnerëve politikë nuk ndërtohet përmes deklaratave, por përmes respektimit të barazisë, përfaqësimit dhe marrëveshjeve politike.
Edhe më shqetësues është fakti se raste të tilla e cenojnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit, dobësojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe i vënë në pikëpyetje marrëdhëniet ndër-etnike.
VLEN-i duhet të japë përgjigje: Ku mbeti përfaqësimi që premtohej?
Sepse kështu nuk ndërtohet mirëbesimi, nuk respektohet përfaqësimi dhe nuk forcohet bashkëjetesa institucionale. Kështu nuk përfaqësohen shqiptarët!
Përfaqësimi nuk është privilegj, por parim. Dhe ai nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike!