E rëndë! U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe identiteti i viktimës

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Martaneshit, ku një person ka humbur jetën.

Sipas raportimeve, minatori ka pësuar një aksident gjatë punës e për pasojë ka ndërruar jetë. Pas marrjes së njoftimit, policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe identiteti i viktimës. Grupi hetimor pritet të kryejë veprimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume