Një sulm me raketa ka shënjestruar qendrën financiare të kryeqytetit saudit, Riad, duke shkaktuar dëme në një ndërtesë që i përket kompanisë së naftës Aramco.
Goditja është regjistruar në kullën e Aramco-s, e vendosur në Qendrën Financiare të Mbretit Abdullah (KAFD), një nga zonat kryesore financiare të qytetit. Disa dëshmitarë kanë konfirmuar dëmet e shkaktuara në ndërtesë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka interceptuar raketa të lëshuara nga rebelët Huthi të Jemenit drejt territorit saudit. Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi përmasat e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar nga sulmi.