Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehu keqardhje të thellë për vdekjen e prof. dr. Zoran Spirovskit, kirurg i njohur dhe profesor universitar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ahmeti tha se gjatë viteve kishte pasur disa takime personale me profesorin, duke njohur nga afër përkushtimin e tij ndaj mjekësisë.

Ai theksoi se Spirovski la gjurmë të rëndësishme në shëndetësi, jo vetëm në trajtimin e pacientëve, por edhe në edukimin dhe aftësimin profesional të shumë gjeneratave të mjekëve dhe specialistëve.

Ahmeti shprehu ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit.

„Profesori Spirovski do të mbahet mend për dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij“, shkroi Ahmeti, duke përfunduar mesazhin me fjalët: „I përjetshëm qoftë kujtimi për të!“.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume