Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:30, në afërsi të Stopanski Dvorit në Shkup, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

Sipas MPB-së, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Seat”, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga Shkupi, dhe një “Peugeot”, të cilin e drejtonte një 52-vjeçar nga Dellçeva.

Nga përplasja, lëndime të rënda trupore kanë pësuar 17-vjeçari dhe bashkudhëtari i tij B.A., ndërsa drejtuesi i “Peugeot”-it ka marrë lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Policia ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume