Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Atletico Madridit, duke triumfuar 2-1 pas përmbysjes, në sajë të dy golave të Fermin Lopezit.

Atletico e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 10-të me Giuliano Simeonen, pas asistimit të Julian Alvarezit.

Barcelona reagoi në fund të pjesës së parë, kur Fermin Lopez barazoi rezultatin me një goditje të bukur me të majtën.

Në pjesën e dytë, katalunasit morën kontrollin e lojës dhe në minutën e 66-të realizuan golin e fitores. Fermin shënoi sërish, kësaj radhe pas një asistimi të shkëlqyer nga Lamine Yamal.

Me këtë fitore, Barcelona thellon në tri pikë epërsinë në krye të tabelës së La Ligës, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë, pesë pikë larg liderit. Real Madridi është i dyti në tabelë.

Gjithashtu, skuadra e Hansi Flickut ka regjistruar gjashtë fitore radhazi në gjashtë ndeshjet e para si mysafire në kampionat, për herë të tretë në historinë e klubit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume