Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Alper Aktaş. Takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, Mexhiti theksoi rëndësinë e lidhjeve historike dhe kulturore që bashkojnë Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të institucioneve turke dhe rolin e tyre në forcimin e bashkëpunimit institucional.

“Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë i bashkojnë lidhje të hershme kulturore dhe një traditë bashkëpunimi institucional. Besoj se gjatë mandatit të ambasadorit Aktaş do të kemi mundësi ta thellojmë edhe më tej këtë bashkëpunim”, theksoi Mexhiti.

Në përfundim të takimit, kryetari Mexhiti falënderoi ambasadorin Aktaş për vizitën dhe i uroi suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume