Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka përshëndetur zhvillimet lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës, duke e cilësuar këtë si një ditë historike për studentët shqiptarë.

“Një ditë historike për studentët shqiptarë dhe një hap i rëndësishëm për barazinë dhe dinjitetin e gjuhës shqipe.
Fjalët marrin vlerë kur pas tyre qëndrojnë vepra. Sot kemi një arsye më shumë për të festuar!
Studentë të dashur, ta gëzoni këtë të drejtë!
Gëzuar Festat e Nëntorit” ka shkruar Bilall Kasami