Një foshnjë 11-muajshe është gjetur e gjallë në një pyll në Karolinën e Jugut, SHBA, pasi kishte qëndruar rreth 24 orë e varrosur në një kafaz për qen, të mbështjellë me peshqir.
Foshnja, e identifikuar si Koa Sharp, ishte zhdukur të hënën, më 9 nëntor, pasi ishte lënë nën kujdesin e babait të saj 25-vjeçar, Michael Comer.
Pas raportimit të zhdukjes, rreth 100 policë dhe pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit morën pjesë në kërkimet intensive.
Momenti vendimtar ndodhi kur ekipet zbuluan një pjesë toke të sapogërmuar, rreth 45 metra larg shtëpisë së gjyshit të foshnjës. Gjatë gërmimeve, ata dëgjuan të qarën e foshnjës dhe zbuluan kafazin e varrosur nën dhe.
Sipas sherifit Jay Koon, peshqiri me të cilin ishte mbështjellë kafazi mund të ketë krijuar hapësirë të mjaftueshme ajri për ta mbajtur foshnjën gjallë.
Foshnja u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Babai i saj është arrestuar, ndërsa policia po heton rrethanat dhe përgjegjësinë për këtë ngjarje tronditëse.