Të punësuarit në Prokurori do të përfitojnë rritje të pagave deri në 40 për qind, në bazë të marrëveshjes së re kolektive. Këtë e paraljmëroi kryeprokurori Nenad Saveski, në një intervistë për emisionin “Click Plus” në TV21.
Sipas Saveskit, rritja e pagave nuk do të bëhet menjëherë, por në mënyrë graduale, në disa faza.
Ai thekson se përmirësimi i kushteve të punës dhe pagat më të larta janë hapa të rëndësishëm për rritjen e motivimit dhe profesionalizmit të të punësuarve, si dhe për uljen e rrezikut nga korrupsioni.
Saveski në intervistë pritet të zbulojë edhe detaje të tjera lidhur me funksionimin dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria.